LVV mbledh nënshkrimet për mbajtjen e seancës për votimin e Presidentit

Nënshkrimet për dy kandidatët e nevojshëm për tu mbajtura seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës janë të gatshme.

Kështu kanë konfirmuar burime të Telegrafit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Dy kandidatë për presidentë tashmë kanë mbi 30 nënshkrime për thirrjen e kësaj seance.

Nuk dihet ende se kur do të mbahet seanca por, Lëvizja Vetëvendosje duhet ta dorëzojë fillimisht kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të cilët pastaj do të vendosin për mbajtjen e seancës.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seancë plenare për votimin e Komisioneve Parlamentare. /Telegrafi/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit