Madonna humb 3 persona të dashur për shkak të Covid-19: “Jam e dërrmuar”

Ylli i muzikës pop, Madonna, duket se nuk e ka përjetuar aspak mirë situatën e Covid-19.

Personat pranë saj janë prekur nga virusi vdekjeprurës, madje për shkak të komplikacioneve, 3 persona të afërt për të kanë humbur jetën.

Covid-19 i ka marrë jetën kushëririt të këngëtares, vëllait të rojes së saj të sigurisë dhe muzikantit Orlando Puerta, i cili punoi në shumë prej këngëve të saj.

E shkatërruar nga kjo situatë, Madonna e ka ndarë dhimbjen e saj me ndjekësit në Instagram, ku ka publikuar një video-mesazh.

“Nuk kemi gjithmonë ditë të mira. Nuk kam fjetur fare mbrëmë dhe sot kam qenë e dërrmuar.Kam nevojë të dal nga trupi im”- shprehet ndër të tjera këngëtarja, e cila shfaqet duke shkruar ditarin e karantinës së saj.

Deri tani, në rang botëror koronavirusi i ka marrë jetën 103,506 personave, si dhe ka infektuar 1,710,148 të tjerë.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit