Shkencëtarja britanike: Vaksina ndaj Covid-19 do të jetë gati brenda shtatorit

Mediat britanike raportuan ditën e premte se një vaksinë kundër virusit vdekjeprurës Covid-19 mund të jetë gati brenda muajit shtator.

Profesoresha e Universitetit të Oksfordit, Sarah Gilbert, e cila drejton kërkimin më të avancuar në Britani për një vaksinë deklaron se është 80% e sigurt se arritja e ekipit të saj do të fillojë të funksionojë brenda vjeshtës.

Muajin e shkuar ajo ishte shprehur se vaksina mund të arrihej në fund të vitit, por tashmë ajo konfirmon një skenar më optimist duke qenë se testimet tek njerëzit pritet të fillojnë brenda dy javësh, shkruan a2news. Pavarësisht paralajmërimeve se një vaksine do t’i duhen 18 muaj për t’u prodhuar, profesoresha shprehet se skenari më i mirë për një produkt që funksionon është shtatori, nëse gjithçka shkon në mënyrë perfekte.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit