22.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Mafio-politika të hetohet!

Pas zbardhjes së raportit konfidencial të EULEX-it dhe lidhjeve të zyrtarëve të lartë të shtetit, nga radhët e PDK-së, me skandalin e ri: Thaçit, Veselit e Kuqit, opozita, analistët politikë dhe ekspertë të sundimit të ligjit theksojnë se është e domosdoshme që Kuvendi urgjentisht të debatojë dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm.

Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Glauk Konjufca, i deklaroi gazetës Kosova Sot se ky grup parlamentar i ka mbledhur 6 firma të deputetëve për ta debatuar në Kuvendin e Kosovës temën e EULEX-it dhe lidhjet e tij me mafinë politike. Ai ka pohuar se trajtimi do të jetë gjithëpërfshirës, do të shtjellohet tema e skandaleve në EULEX, duke e ndërlidhur atë edhe me çështjen e Gjykatës Speciale, e cila sipas kornizës ligjore është paparë që të jetë ekskluzivisht nën autoritetin mbikëqyrës dhe menaxhimin nga ana e këtij misioni.

“Përderisa ne kemi krijuar, këto dy vitet e fundit, një koncept që quhet kapja e shtetit, tash po më duket që kemi të bëjmë me të njëjtën analogji, me kapjen e EULEX-it nga politika në Kosovë dhe kapjen prej krimit të organizuar. Kjo është për arsyen se kemi të bëjmë me zyrtarë ndërkombëtarë të cilët kur kanë ardhur këtu kanë pasur imunitet prej ligjit dhe nuk janë llogaridhënës ndaj institucioneve të Kosovës, prandaj paraqesin njëfarë organizmi politik sikur që është EULEX-i, i cili nuk po kontrollohet as prej vendorëve, por në të vërtetë nuk është se kontrollohet shumë as prej vendeve evropiane, prej nga vjen ky mision”, tha Konjufca./Kosova Sot/

Më Shumë

Tingujt e Rock ‘n’ Roll-it dhe Blues-it rikthehen më fuqishëm se kurrë në Prizren

Festivali i shumëpritur “Prizreni Rock and Blues Music Festival”, në edicionin e tij të tretë, këtë vit sjell një surprizë të madhe për të...

Arrestohet një burrë në Suharekë: Sulmon fizikisht bashkëshorten dhe mban armë pa leje në shtëpi

Një burrë është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë kontrollit në shtëpi, i janë...

Lajmet e Fundit