11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Malisheva kthehet te fitoret, mposhtë me rezultat të thellë Feronikelin

Malisheva ka marrë një fitore të madhe në luftën për mbijetesë përballë Feronikelit me rezultat 6-1.

Ishte skuadra mysafire që kaloi e para në epërsi, kur Xhylani realizoi në minutën e 16-të për të kaluar ‘Industrialistët’ në avantazh prej 0-1.

Por në minutën e 43-të rezultati u barazua në 1-1, pasi Mërgim Pefqeli shënoi.

Me rezultatin e barabartë 1-1 skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.

Në pjesën e dytë vendasit ishin dukshëm më të mirë, duke realizuar edhe pesë gola të tjerë.

Ishte sulmuesi Marc-Olivier që realizoi në fillim të pjesës së dytë për 2-1, derisa Agon Xhaka në minutën e 70-të shënoi për 3-1.

Sulmuesi anësorë Ronald Sobowale u përkujdes për ta ngritur epërsinë e Malishevës në 4-1, por i njëjti futbollist realizoi edhe golin e pestë në minutën e 76-të për 5-1.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte mesfushori Ilir Mustafa që shënoi për 6-1.

Me këtë fitore Malisheva ngritët në fitoren e shtatë në tabelë me 26 pikë, sa ka edhe Prishtina.

Malisheva edhe ndeshjen e radhës e zhvillon si vendas ku pret Ballkanin, derisa Feronikeli është nikoqir i Prishtinës. /Telegrafi/

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit