15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Malisheva nderon 15 maturantët në 15 vjetorin e vdekjes së tyre në Fushë Arëz

Komuna e Malishevës thotë se data 14 tetor është data më e dhimbshme për ta pasi në këtë datë të vitit 2004, 15 maturantë të Gjimnazit “Abdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha”, humbën jetën tragjikisht në Fushë Arrëz, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri.

Kjo ngjarje, siç thotë Komuna e Malishevës, njëherësh shënon edhe ngjarjen më tragjike në Kosovën e pasluftës.

Në kujtim të kësaj tragjedie, sot janë bërë homazhe në varrezat e maturantëve në Malishevë.

“Kjo është dita më e dhimbshme për të gjithë ne dhe ngjarja më e dhimbshme për të gjithë, pasi në këtë datë, 15 vite më parë ne humbën 15 djem të rinj, 15 maturant. Ishte dëshira e zotit që ata të ikin nga kjo botë, të gjithë së bashku në një vend, prandaj edhe varrimi i tyre është bërë në një vend. Ishte ngjarja më e dhimbshme për ne të gjithë, dhe ne gjithmonë do ti kujtojmë”, tha mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e tij drejtuar familjarëve të 15 maturantëve.

Ndërsa ish drejtori i gjimnazit, Januz Kastrati, në fjalën e tij, tha se “ky përvjetor është i veçantë, pasi përputhen dy numrat, numri i 15 maturantëve dhe numri i 15 vjetorit të ndarjes së tyre nga jeta”.

“Ishte përjetim i rëndë, sepse familjet humbën më të dashurit e tyre, dhe ne humbën 15 maturantë, e Malisheva humbi 15 banorë të saj. Në gjithë këtë tragjedi, ishte lehtësi shpirtërore kur i sheh njerëzit që vinin nga të gjitha trojet shqiptare. Më lejoni që edhe sot t’iu përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, duke filluar nga familjet, kryetarit, gjimnazit dhe të gjithë qytetarëve të Malishevës”, tha mes tjerash në fjalën e tij Kastrati.

Më 14 tetor të vitit 2004, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri, në një aksident trafiku, humbën jetën, Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megzon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevdet Sahitaj, të gjithë maturantë të gjimnazit nga Malisheva.

Të gjithë maturantët që humbën jetën në këtë tragjedi, janë varrosur në “Lëndinën e Lotëve” afër lagjes së Gurit në Malishevë, ndërsa në kujtim të tyre është ngritur edhe një lapidar, ndërsa në Fushë Arrëz, në vendin e aksidentit, është ngritur një obelisk në kujtim të ngjarjes.

Më Shumë

Haxhi Krasniqi rikthehet në ring, zbulohet kundërshtari dhe data e meçit

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring. Krasniqi për kundërshtar do ta ketë portugezin, Jorge Silva. Meçi zhvillohet me datë 4 maj në...

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Lajmet e Fundit