8.7 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Malisheva pranon kopjen e altarit të hyjneshës “Nemezë”

hyjnesha e malishevesInstituti Arkeologjik i Kosovës (IAK), sot ka kthyer në Muzeun e Malishevës, kopjen e artefaktit të Altarit të kultit, i cili ishte marrë nga ky institut, për studime të mëtutjeshme, ndërsa ishte premtuar bërja kopje e ngjashme për ekspozim, shkruan Kultplus.

Artefakti ishte gjetur në fshatin Banjë të Malishevës dhe është njëra nga gjetjet më të rralla të antikitetit dhe njëra nga dëshmitë më të rëndësishme, që tregon për qytetërimin e hershëm në këtë zonë.

Shefja e zyrës për informim e komunës së Malishevës, Pranverë Kastrati, njofton se artefaktin sot në Muzeun e qytetit në Malishevë e kanë sjellë, drejtori i IAK-së Enver Rexha dhe hulumtuesi i IAK-së, Haxhi Mehmetaj, ndërsa pranimin e kopjes e kanë bërë kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha për kulturë Blerta Krasniqi.

Artefakti është i punuar në formë identike, me mermer cilësor të bardhë, i njëjtë me artefaktin e gjetur në Banjë.

Altari i kultit, i cili kushtohet hyjneshës Nemezë (latinisht: Nemesis), i takon vitit 250 të erës sonë dhe në të janë të skalitur tetë rreshta me shkronja latine, ku shihet edhe emri i hyjneshës Nemezë, ndërsa deshifrimi i plotë, do të sillet më vonë.

Më Shumë

Institucionet e Suharekës bashkëpunojnë për parandalimin e dhunës në familje

Në Komunën e Suharekës u zhvillua takimi i tretë i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje për këtë vit, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional...

Prizrenasit në numër të madh mbështesin Totajn në tubimin e Shatërvanit

Teksa ka filluar numërimi mbrapsht deri në ditën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, sonte Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një tubimi...

Lajmet e Fundit