3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Malisheva tash e 5 ditë pa asnjë rast të ri me COVID-19

69 persona nga komuna e Malishevës janë të konfirmuar me virusin COVID-19. Malisheva ishte komuna me më së shumti raste që nga fillimi në Kosovë. Mirëpo, atje si duket momentalisht gjendja është e qetë pasi në pesë ditët e fundit nuk ka pasur raste pozitive me koronavirus. Kryetari Ragip Begaj ka treguar për Express se rastet që janë testuar të hënën, kanë dalë të gjitha negative

Ishte ndër komunat e para në Kosovë me më së shumti raste të konfirmuara me koronavirus. Por, në pesë ditët e fundit Malisheva nuk ka asnjë rast pozitiv.

Kryetari Ragip Begaj ka thënë për Express se ka mundësi që edhe një familje të testohet, mirëpo kjo varet prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, se kur do t’i marrin mostrat e tyre.

“Testimet që janë bërë dje për 15 persona, mbrëmë kanë dalë negative. Raste të reja nuk kemi. Edhe ato që janë, po shkojnë në shërim e sipër. Ka mundësi që edhe një familje të testohet, por kjo varet krejt nga IKSHPK-ja”, ka thënë Begaj.

Begaj theksoi se në mesin e personave që janë testuar të hënën janë edhe 6 familjarë të dy personave tashmë të konfirmuar me koronavirus, por edhe ata kanë rezultuar negativë.

“Mbrëmë kanë rezultuar negativë edhe 6 persona të një familjeje ku janë dy të konfirmuar me COVID-19. Në atë familje janë babai dhe gjyshja të prekur, ndërkaq fëmijët dhe bashkëshortja kanë rezultuar negativë”, deklaroi Begaj.

Begaj tha se qytetarët e Malishevës po i respektojnë masat e Qeverisë dhe të komunës, pasi sipas tij ata nuk po dalin pa nevojë dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre si masë parandalimi për përhapjen e virusit.

Ai po ashtu tregoi se komuna i ka furnizuar me pako ushqimore dhe higjienike 1 mijë e 500 familje në nevojë.

Ndërkohë, numri total i personave të konfirmuar me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 598.

Nga ta, 123 janë shëruar, ndërkaq 16 kanë humbur jetën në tërë territorin e Kosovës.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill. /GazetaExpress/

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit