-4.2 C
Prizren
E hënë, 24 Janar, 2022

113 vjet nga Kongresi i Alfabetit

Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë.

Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njehsuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër./KosovaPress/

Më Shumë

Berlusconi 85-vjeçar synon Presidencën

Italia është gati të zgjedhë presidentin e ri dhe synon nxisë unitetin, pas grindjeve politike. Silvio Berlusconi mendon se është i përshtatshëm për këtë pozitë.Manjati...

Përfundon gjykimi ndaj shefit të Zyrës së Prokurimit në Prizren

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën janë dorëzuar me shkrim fjalët përfundimtare të palëve në gjykimin ndaj Isa Osmankaj i cili po akuzohet...

Kush ishte në Kosovë urdhërues i vrasjeve të disidentëve politik në emigracion?

Shkruan:Azem Ramadani “Ata pak vetë që ishin shumë të informuar e kanë ditur, ndërsa mua personalisht Josip Perkovi?(ish drejtues i lartë i UDB-shënim i A.R)...

Komandanti i Nënstacionit të Policisë në Zhur kundërshton aktakuzën për korrupsion

Komandanti i Nënstacionit Policor në Zhur, Ziber Susuri, ka kundërshtuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themeloren në Prizren, me të cilën ai ngarkohet me...

Dy të arrestuar në Suharekë për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për posedim të 119.56 gram, substancave narkotike, të llojit marihuanë. Kjo ngjarje ka ndodhur...

Prizren, në zyrën e një kompanie persona të panjohur vjedhin një armë

Një person nga Prizreni ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar brenda zyrës në kompaninë e tij ku edhe...

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Prizren lirohet nga akuza për korrupsion

 Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues për Isa Osmankaj, shef i Zyrës për Prokurim në Komunën e Prizrenit, i cili po akuzohej...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia rasti është lajmëruar të martën nga babai i saj. Ai ka thënë se...

Çifti “ngjiten” duke bërë seks, largohen me batanije nga banesa për në spital

Kjo ngjarje e rrallë ka ndodhur në një fshat të Afrikës. Siç shkruanin mediat lokale atje, ky nuk është fenomen edhe shumë i rrallë në...

Messi do të mbetet te PSG-ja

Lionel Messi do të qëndrojë te Paris Saint-Germaini. Mediat spanjolle kanë raportuar se ylli argjentinas mund të largohet nga Parisi pasi nuk është i...

Kuksianët bllokojnë rrugën në Morinë, kërkojnë të mos zbatohet vendimi me tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë

Një numër qytetarësh kanë tentuar që të bllokojnë rrugën në Morinë. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta kundër COVID-19 që Kosova ka...

Letër nga burgu e Pjetër Arbnori për mbesën

Pjetër Arbnori lindi më datë 18 janar të vitit 1935. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat partizane vranë babain e tij. Në këtë ditë kujtojmë...

Inter Miami të interesuar për Luis Suarez

Inter Miami i David Beckham, kanë shprehur përsëri interesim për sulmuesin e Atletico Madrid-it, Luis Suarez. Inter Miami humbi në play-off sezonin e kaluar dhe...

Gjyqtari nga Prizreni Fahret Vellija zgjedhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Fahret Vellija, ka marr besimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës...

Latifi dhe drejtoresha Sallteku takohen me punonjësit shëndetësorë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Saranda Sallteku, kanë vizituar...

Ngricat në rrugë/ Autobusi bie në humnerë, 3 të vdekur

Një udhëtim ka rezultuar tragjik për disa pasagjerë në Turqi, pasi autobusi i tyre ra në humnerë. Tre viktima dhe 18 të plagosur është bilanci...

Lajmet e Fundit