15.2 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Malishevë/ I akuzuari mohon fajësinë për lëndim të lehtë trupor, thotë se i dëmtuari gjuajti i pari me gurë

I akuzuari për lëndim të lehtë trupor, Sadri Javori, nuk e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të së premtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Para leximit të aktakuzës, prokurori Armend Zenelaj bëri edhe rikualifikimin e veprës penale, nga vepra penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188, paragraf 1, të KPRK-së, në veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 188, paragraf 1, nën paragraf 1.4, të KPRK-së.

Pas rikualifikimit të vepër penale prokurori Zenelaj, lexoi aktakuzën, ndërsa i akuzuari Javori, ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për veprën për të cilën akuzohet.

“Rasti ka ndodhur, por nuk është rasti ashtu siç përshkruhet në aktakuzë, pasi që i dëmtuari këtu në aktakuzë, ka filluar i pari të më gjuaj me gurë, dhe jo unë siç thuhet në aktakuzë”, ka thënë ai.

Meqenëse, i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë, gjykatësi i çështjes Njazi Morina, e ka udhëzuar atë që deri në seancën e shqyrtimit të dytë, të paraqesë kundërshtimin ndaj provave në aktakuzë, apo kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Mirëpo, i akuzuari Javori, ka kërkuar që në shqyrtim të dytë të ftohet edhe i dëmtuari, Besim Javori.

Gjykatësi Morina, me aktvendim seancën e radhës e ka caktuar për 3 maj 2019, në ora 10:30.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 15 mars 2016 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Sadri Javori, akuzohet se më 9 gusht 2015, rreth orës 21:35, në fshatin Llozicë, Komuna e Malishevës, i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit Besim Javori, lëndime këto të konstatuara nga ekspertiza mjekoligjore.

Në aktakuzë thuhet se, derisa i dëmtuari po kthehej me automjet në shtëpi, dhe afër derës hyrëse të shtëpisë i vëren disa pengesa në rrugë (paleta), i njëjti e ndal automjetin dhe fillon t’i largojë pengesat, dhe pas këtij veprimi nga ana e të dëmtuarit, i akuzuari fillon ta gjuan me gurë të dëmtuarin dhe e godet në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këtë, i akuzuari Javori po akuzohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 188, paragraf 1, nën paragraf 1.4, të KPRK-së. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Nait Hasani: Liria që ne gëzojmë sot, ka emra, ka histori dhe ka gjak

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Stubëll të Poshtme, komuna e Vitisë, u vendos gurthemeli i kompleksit memorial kushtuar Heroit të Kosovës, Rexhep...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Lajmet e Fundit