11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Malishevë / I akuzuari mohon të ketë prerë dru në pyllin publik, kërkon ballafaqim me rojtarin e pyllit

I akuzuari për vjedhje pylli, Jemin Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së enjtes, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Armend Zenelaj, i akuzuari ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet.

Sipas të akuzuarit Krasniqi, drutë e prera nuk kanë qenë në pyllin publik, por në malin të cilin i takon familjes së tij, me ç’rast edhe ka kërkuar që për seancat e radhës të ballafaqohet me rojtarin e pyllit, Naim Berisha.

Gjykatësi i çështjes Lulzim Paçarizi, njoftoi të akuzuarin se në afat prej 30 ditësh ka të drejtë të bëjë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Seanca e shqyrtimit të dytë është caktuar më 23 maj 2019, në ora 14:30.

Sipas aktakuzës së ngritur më 21 mars 2017, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Jemin Krasniqi akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje pylli”, nga neni 358, paragraf 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 30 dhjetor 2016, rreth orës 14:30, në pyllin publik, Rajoni Ekonomik Pyjor “Bjeshka”, në vendin e quajtur “Batllak”, i akuzuari Krasniqi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, ka prerë 142 copë dru të llojit “Ah”, me katër metra gjatësi, si dhe me vëllim të përgjithshëm 2.13 metra kub.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari, Drejtorisë për Bujqësi e Pylltari dhe Zhvillim Rural-Njësia Pyjore në Malishevë, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 407.36 euro. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit