19.8 C
Prizren
E diel, 12 Maj, 2024

Dështon seanca ndaj ish-shefit të Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, të enjten, ka dështuar të mbahet seanca fillestare ndaj ish-shefit të Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Ismet Mazreku, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shkak i dështimit të kësaj seance ka qenë mungesa e mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Emrush Kastrati.

I akuzuari Mazreku, ka thënë se mbrojtësi i tij e kishte njoftuar atë se nuk mund të merrte pjesë në këtë seancë.

Gjykatësi i rastit Nikollë Komani, më pas seancën e shqyrtimit fillestar e ka shtyrë për 19 prill 2019, në ora 09:00.

Ndryshe në seancë ishte prezent prokurori i rastit Ramiz Buzhala.

Sipas aktakuzës së ngritur më 13 mars 2019, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Ismet Mazreku, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, shef i Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete apo tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, me rastin e inicimit të “kërkesës për furnizim me kabllo elektrike” për nevojat e fshatit Gajrak të Komunës së Malishevës, dhe menaxhimit të kontratës së prokurimit, në vlerë prej 8.728.90 euro, nga kompania N.T.SH “Leoni” me seli në Malishevë, të cilën edhe pse e ka pranuar, duke konfirmuar në bazë të raportit të 27 tetorit 2015, nuk vërtetohet se e njëjta është investuar në fshatin Gajrak te Komunës së Malishevës.

Më këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 422 par.2 pika 2.1 lidhur me par.1 të KPRK-së. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Lajmet e Fundit