Malishevë, këmbësori goditet nga makina, përfundon në spital

Në fshatin Stapanicë të Malishevës raportohet se një person përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësor, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 18:20.

Sipas njoftimit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Ndërsa Policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar.

Më Shumë

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit