Malishevë – Sulmoi vëllain dhe punëtorin e tij brenda kuzhinës së restorantit

Një person është arrestuar nga Policia në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar vëllain e tij derisa ky i fundit ishte duke punuar në kuzhinën e një restoranti. Sipas bën të ditur Policia, viktima, në këtë rast vëllai i të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Po ashtu policia njofton se i dyshuari ka sulmuar edhe një punëtorë tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari i cili kishte shkuar dhe hyrë në restorant, brenda në kuzhinë e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij dhe punëtorin e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuar ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka njoftuar Policia.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Lajmet e Fundit