Kaq vrasje ndodhën në Kosovë Brenda vitit 2019

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, prej fillimit të vitit 2019 deri në fillim të dhjetorit janë evidencuar gjithsej 20 vrasje.

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, ka ka thënë se në krahasim me vendet e tjera dhe në raport me numrin e popullësisë Kosova vazhdon të ketë një numër tejet të lartë të vrasjeve.

Numri i vrasjeve në Kosovë ka vazhduar të jetë alarmant edhe përgjatë vitit 2019. Sikurse viteve të kaluara, edhe këtë vit Kosova është ballafaquar me një shifër shqetësuese të këtyre akteve. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës të dhëna për gazetën, prej fillimit të vitit 2019 deri në muajin nëntor janë evidentuar gjithsej 19 vrasje.

Kësaj shifre i shtohet edhe vrasja e fundit që ndodhi gjatë dhjetorit në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Shkodran Bytyqi, duke e çuar në 20 numrin e vrasjve për vitin 2019.

Sidoqoftë, numri i vrasjeve për vitin 2019 ka shënuar rënie, duke e krahasuar me vitin paraprak. Edhe pse në krahasim me vitin e kaluar, ku kishin ndodhur 32 vrasje, ky numër ka rënë dukshëm, niveli i tyre vazhdon të konsiderohet shqetësues, sipas ekspertëve të sigurisë në Kosovë.

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit