5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Malishevë: U shënua 35-vjetori i rënies së dëshmorëve Hisni Mazreku dhe Ali Kryeziu

U shënua 35-vjetori i rënies së dëshmorëve Hisni Mazreku dhe Ali KryeziuSot, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të shënimit të aktiviteteve të “Flaka e Janarit”, me një akademi përkujtimore, homazhe dhe nderime, është përkujtuar “Masakra e Malishevës”, e ndodhur më 30 janar 1990, ku ranë dëshmorë Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se në këtë akademi përkujtimore morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi, ish-kryetari i Komunës në vitin 1990, Daut Krasniqi, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, klerikë fetarë dhe shumë qytetarë. Pas akademisë, u bënë homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, në Bubavec dhe Malishevë.

“Ai popull që nderon dhe respekton dëshmorët e rënë për liri dhe vlerat e luftës e ka rrugën e trasuar për të ecur përpara. Prandaj, ne gjithmonë do t’i nderojmë dhe respektojmë dëshmorët dhe vlerat e luftës për liri. Kjo ngjarje, ndonëse e dhimbshme për ne si popull, shënon edhe reagimin e parë institucional apo kthesën e madhe historike. Për herë të parë, udhëheqësit e komunës dhe përfaqësuesit e saj në Kuvendin e Kosovës e cilësuan këtë ngjarje si gjenocid dhe terror mbi popullatën shqiptare, duke kundërshtuar sistemin dhe regjimin e asaj kohe. Kjo i hapi rrugë përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi, të cilat kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – liri që sot e gëzojmë”, tha kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij.

Gjithashtu, në këtë akademi u paraqitën kumtesa shkencore mbi ngjarjen, ndërsa fjalë rasti mbajtën ish-zyrtarët përgjegjës të komunës në vitin 1990, Daut Krasniqi, Begzad Baliu dhe Prend Buzhala, pastaj përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta dhe përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve.

 

Më Shumë

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Lajmet e Fundit