Malishevë, vonesa me pajisje të teksteve shkollore po i sfidon nxënësit dhe mësimdhënësit

Në takimin e nëntë të rregullt të Komitetit për Komunitete në Malishevë, që drejtohej nga AmrushHelshani, i ftuar për të raportuar para anëtarëve ishte shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha.

Ai gjatë raportimit mes tjerash theksoi: “Edhe pse i kishim bërë mirë përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2023/2024, vonesa me pajisje të teksteve shkollore, po i sfidon prindërit, nxënësit, mësimdhënësit dhe institucionet arsimore, kjo për nivelin shkollor 1-5, kurse vështirësia tjetër është shqetësuese edhe për nivelin e nxënësve VI-IX, ku këtë vit e kanë filluar me tekste të përdorura nga nxënësit e vitit shkollor paraprak. Me punën dhe aktivizimin e shumë ekipeve të angazhuara po punojmë që sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë që lë shumë për të dëshiruar’”, ka thënë ai.

Pas mbarimit të takimit anëtarët e komitetit, vizituan një familje të komunitetit pakicë, që jeton në Malishevë, për ta ndihmuar dhe inkurajuar që fëmijët të vazhdojnë shkollimin e rregullt në këtë fillimvit shkollor.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit