2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Maloku: S’e votojë Qeverinë me PDK-në e as për Kryeparlamentarin e saj

Doruntina Maloku-ldkEdhe deputetja tjeter e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka dalë kundër koalicionit me PDK-në.

Ajo ka thënë se nuk do të votojë koalicionin e lidhur mes Isa Mustafës e Hashim Thaçit.

Madje, ajo ka thënë se vota e saj është kundër edhe Kryeparlamentarit të PDK-së.

Deri më tash kundër koalicionit me PDK-në kanë dalë edhe deputetët tjerë të LDK’së, si Adem Salihaj, Arben Gashi, Vjosa Osmani, Kujtim Shala.

Lexojeni të plotë njoftimin

Te nderuar,

Vendimi arbitrar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hyrë në koalicion qeverisës me partinë që vendin tonë e ka shndërruar në shtet mafioz, PDK-në, është shkelje mbi vlerat dhe parimet që LDK-ja ka kultivuar qe një çerekshekull.

Si përfaqësuese e zgjedhur e popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kam vendosur të votoj KUNDËR këtij bashkimi të papranueshëm me partinë që përfaqëson kupolën e krimit, korrupsionit e të mafias në Kosovë! Dhe e cila madje edhe nga NATO-ja akuzohet për vrasje të politikanëve shqiptarë të Kosovës.

Gjithashtu, nuk do t’i përmbahem zotimit të LDK-së për të votuar pro kryeparlamentarit nga radhët e PDK-së. KUNDËR!!!

Më Shumë

Drini i Bardhë ndan pikët me Flamurtarin

Drini i Bardhë ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 2:2 me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të garave...

Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë thirrje për sqarim lidhur me vonesën e ekzekutimit të buxheteve komunale për vitin 2026, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit