18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Maradona nuk ndalet, kjo është akuza e radhës për Botërorin

Gjithmonë i rreshtuar kundër fuqive të mëdha, e polemizues edhe për raste të diskutueshme, Diego Armando Maradona ndoshta do të ishte i lumtur për 4 më të mirat e këtij Botërori.

Por, ish-futbollisti i njohur argjentinas, në emisionin e tij të famshëm në rrjetin “Telesur” lëshoi akuza të ashpra ndaj 4 ekipeve të mbijetuara në turne.

Për Maradonën, ka një mafia që trafikon emigrantët dhe i natyralizon në ekipe kombëtare.

“Mbi 70% e Francës përbëhet nga emigrantë, ndërsa Anglia dhe Belgjika kanë përqindje thuajse të ngjashme. Janë djem që jetojnë të disavantazhuar dhe tërhiqen nga 4 vakte në ditë e mundësia për t’u vënë në provë. Trafiku i futbollistëve është diçka e tmerrshme dhe ka kapur nivele të pabesueshme. Nuk ka dyshim se në këtë Botëror kemi emigrantë më shumë sesa kurrë”, tha Diego Armando Maradona.

Maradona nënvizoi se, mes 4 kombëtareve gjysmëfinaliste, vetëm Kroacia është autoktone, ndërsa kujtoi se ka një rrjet mafioz që çon lojtarët afrikanë drejt natyralizimit në ekipe europiane.

Më Shumë

Rreth 5.700 nxënës i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në Prizren, Totaj viziton shkollën “Gani Saramati”

Në shkollat e Komunës së Prizrenit kanë nisur kontrollet sistematike shëndetësore për nxënësit, proces i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë. Me këtë rast, kryetari i...

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Lajmet e Fundit