36 C
Prizren
E martë, 12 Gusht, 2025

Mark Twain: Budallai i pashërueshëm…

“Njeriu është Kafsha që Arsyeton. Kështu thuhet. Unë mendoj që kjo ha diskutim. Në të vërtetë, eksperimentet e mia, më kanë vërtetuar se ai është Kafsha që Nuk Arsyeton.

Në të vërtetë, njeriu është budalla i pashërueshëm. Gjëra të thjeshta, që kafshët e tjera i mësojnë kollaj, ai është i paaftë që t’i mësojë. Një prej eksperimenteve të mia ishte ky: Në një orë, unë i mësova një maceje dhe një qeni që të beshin miq.

I futa në një kafaz. Pas një tjetër ore, i mësova të bëheshin miq me një lepur. Brenda të dytësh arrita të shtoj një dhelpër, një patë, një ketër dhe disa pëllumba. Në fund një majmun. Ata jetuan bashkë në paqe; me dashuri madje.

Pastaj, në një tjetër kafaz, unë futa një katolik irlandez nga Tipperary, dhe sapo mu duk se u zbut, shtova një skocez presbiterian nga Abedeeni. Më pas, një turk nga Kostandinopoja; një të krishterë grek nga Kreta; një armen; një metodist nga zonat e egra të Arkansasit; një budist nga Kina; një hindu nga Benaret.

Në fund, një kolonel të Ushtrisë SHpëtimtare nga Uapping. Pastaj u largova për dy ditë të plota. Kur u ktheva për të parë rezultatet, kafazi i Kafshëve më të Larta ishte në rregull, por në tjetrin kishte një kaos me trupa të gjakosur, dhe copëza çallmash, qeleshesh, fundesh skocezësh dhe kockash e mishi – asnjë mostër nuk kish mbetur gjallë.

Këta Kafshë Arsyetuese kishin kishin patur mosdakordësi për një detaj teologjik, dhe e kishin çuar çështjen në një Gjykatë më të Lartë”.

Mark Twain, “Letra nga Toka: Shkrime të paçensuruar”. /bota.al

Më Shumë

Punimet e restaurimit në Konsullatën Austrohungareze në Prizren drejt përfundimit

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një vizitë pune në Konsullatën Austrohungareze, ku po kryhen punimet e...

Osman Hajdari zgjidhet drejtor i Spitalit të Prizrenit

Osman Hajdari, ish-ushtrues i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Spitalit të Përgjithshëm të...

Lajmet e Fundit