23.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Marrëveshja e 26 gushtit, tradhti ndaj vendit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në tryezën për demarkacionin që do të mbahet nesër (e mërkurë), edhe një herë do të dëshmohet se marrëveshja e 26 gushti e nënshkruar nga Hashim Thaçi është tradhti ndaj vendit dhe ia fal Malit të Zi mbi 8 000 hektarë të territorit të Kosovës.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka vlerësuar se argumentet të cilat do të paraqiten në këtë takim do të jenë të bazuara në metoda shkencore, e jo në metodën kadastrale që e ka përdorur deri tash Komisioni Shtetëror për Demarkacion.

“Ka vite që Lëvizja Vetëvendosje! ka paralajmëruar rrezikun që vjen nga demarkacioni me Malin e Zi. Kundërshtimin tonë më intensiv e kemi nisur pas 26 gushtit. Në këtë tryezë edhe një herë do të dëshmohet se marrëveshja e 26 gushti e nënshkruar nga Hashim Thaçi është tradhti ndaj vendit dhe ia fal Malit të Zi mbi 8 000 hektarë të territorit të Kosovës”, është shprehur Haxhiu.

Megjithatë, ajo ka thënë se as pas mbajtjes së kësaj tryeze e as pas paraqitjes së argumenteve nuk do të ketë reflektim të Qeverisë dhe liderëve shtetërorë.

“Së pari ne jemi të bindur se Mustafa, Veseli e Thaçi janë në dijeni që me marrëveshjen e 26 gushtit të vitit 2015 është falur territori i Kosovës. Duke e njohur këtë Qeveri kriminale, ne nuk besojmë se reflektimi i saj do të vijë pas kësaj tryeze. Në fakt, problemi këtu ka qëndruar se këta, ndonëse kanë qenë në dijeni se i janë falur mbi 8 000 hektarë Malit të Zi, kanë insistuar që të njëjtën ta jetësojnë. Qëndrimet e tyre nuk kanë qenë të bazuara mbi argumente, por mbi mbijetesë politike”, ka theksuar ajo, duke shtuar se zgjidhja e vetme sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi është zhbërja e marrëveshjes së 26 gushtit të vitit të kaluar dhe marrja e përgjegjësive e atyre që kanë falur territore.

“Ne nuk pranojmë asnjë tjetër zgjidhje. Ne jemi për një demarkacion me Malin e Zi, por për një demarkacion të drejtë, sipas propozimeve të ekspertëve”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, situata do të tensionohet nëse demarkacioni do të shkojë për ratifikim në Kuvend.

“Nëse kjo Qeveri tenton të sjellë këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, situata do të tensionohet dhe për çfarëdo që ndodh do të mbahet përgjegjëse kjo Qeveri. Ne do ta pengojmë me tërë qenien tonë këtë marrëveshje”, ka theksuar Haxhiu. /Epoka e re

Më Shumë

Universiteti i Prizrenit shpall konkursin për pranim të studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik...

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Lajmet e Fundit