Marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Prizrenit, Ismet Temaj, përmes së cilës do të mundësohet që studentët e shkencave të mjedisit, të kryejnë praktikë në Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se përmes kësaj marrëveshjeje, studentët e UPZ-së përveçse do t’i zbatojnë njohuritë e tyre teorike në praktikë, po ashtu do ta fitojnë përvojën e duhur profesionale, e cila do t’i ndihmojë më pas në karrierën e tyre.
Po ashtu kryetari Haskuka, falënderoi UPZ-në për bashkëpunimin me Komunën e Prizrenit, si dhe rektorin Temaj dhe drejtorin Limani për përkushtimin e treguar për realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Më Shumë

Medalje e argjendtë për Kosovën, shkëlqen Gresa Bakraqi në Monako

Kosova ka regjistruar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare të atletikës, pasi atletja Gresa Bakraqi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të...

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Lajmet e Fundit