10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Marrëveshje poshtëruese

Negociatat e delegacionit kosovar me Serbinë prodhojnë skandal

Kosovarët duhet të paguajnë e të ndërrojnë tabelat

“Të bësh një marrëveshje të tillë që i dëmton dhe i diskriminon qytetarët shqiptarë dhe i favorizon qytetarët serbë, është si pasojë e biznesmenëve matrapazë që punojnë për interesa të mafio-politikës në Kosovë, të cilët bashkërisht tash e 16 vite po e zhvatin dhe plaçkitin këtë shtet dhe këtë popull, në mënyrën më të egër dhe më poshtër”, tha politikologu Faik Krasniqi për ‘Kosova Sot’

Fillimi i implementimit të marrëveshjes për policat e sigurimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, trajtimi dhe pranimi i pabarazisë në relacion me Serbinë nga ana e palës kosovare, nga ekspertë dhe analistë politikë, është cilësuar si një veprim skandaloz nënshtrues i palës kosovare karshi pozitës diskriminuese në raport me palën serbe. Kosovarët, të cilët udhëtojnë në Serbi, janë të detyruar që të paguajnë shumën prej 40 euro dhe të pajisen me tabelat “Probne”- provuese, në vend të tabelave RKS, derisa qytetarët serbë që hyjnë nuk paguajnë fare dhe futen në Kosovë edhe me tabelat e rregullta të shtetit të tyre. Kjo sjellje e palës kosovare eliminon në tërësi raportin e domosdoshëm të reciprocitetit, për shkak të mosinsistimit të palës kosovare.

Ky dështim, sipas subjekteve politike opozitare dhe analisteve politikë, vjen si pasojë e përfaqësimit të palës kosovare në bisedime të kësaj teme nga njerëz joprofesionistë, nga biznesmenë të sojit të Pacollit, ku pranohen edhe kushte të tilla nënshtruese e poshtëruese. “Marrëveshja me Serbinë është asimetrike dhe e dëmshme, siç kanë qenë të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura me Serbinë. Me këtë marrëveshje qytetarët tanë të obliguar të paguajnë 40 euro dhe të vënë targa të tjera, kurse e njëjta gjë nuk ndodh me ata të Serbisë. Kjo është vetëm vazhdimësi e politikës së dialogut ku Serbia nuk e njeh Kosovën dhe ia mohon subjektivitetin”, tha për ‘Kosova Sot’ anëtari i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE, Zgjim Hyseni..

Më Shumë

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Latifi mban mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive. Ai me drejtorët ka biseduar për ecurinë e punëve,...

Lajmet e Fundit