Martirit të lirisë

Shkruan: Sahit Osmani 

(Orhan Xhavit Osmanit
i vrarë në Krushë të Madhe)

Sot, këtu e 20-vite më parë
Pranvera erdhi me shtrëngatë
Rininë tënde për ta rrëmbyer
E neve na le të përdëllyer

Në zemër dashuria na rëndon
Ballin nga zjarri që s’mund ta ledhatonim
Ballin e bukur lule të njomë
Hienat e pangopura të vdekjes
të masakruan

Luftë ,digjej gjithçka flakë e tym
Pritnim me ankth armiku masakronte
Prandaj pranvera sot vonon të lulëzon
Në vend të luleve resh borë
Fëmijëve të vrarë në luftë
buzëqeshjen t’ua freskojë
Sot ta dëgjoj zërin tënd të njomë
Me bukurinë e fjalës që tingëllon
Në dashuri është kthyer në tërë qenien tonë
Bashk me lirinë që e gëzojmë

Fotografia e Sahit F. Osmani

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit