Shtëpia me stil e kryeimamit të Prizrenit

Një “libër” kujtimesh, ku shpërfaqen nostalgji e mall, është rrëfimi i mjekes Teuta Doda, për shtëpinë e saj monumentale. E tregojnë edhe Prizrenin e një kohe, çfarë nuk është më.

Doda është mbesa e Nysret Efendiut, ish-kryeimam i Prizrenit, që në vitin 1933 kishte blerë dhe kishte rinovuar një shtëpi. Shtëpia që në njëfarë mënyre ndan oborrin me kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mban në faqen ballore vitin e rinovimit, 1933, shkruan Koha Ditore.

Një fotografi e vitit 1930 e shfaq të plotë pamjen e moçme të kësaj shtëpie, dhe asaj fqinje, Shtëpisë së Dukagjinve. Në vitet ’50 të shekullit të kaluar një pjesë e shtëpisë u desh të rrënohej për t’i lënë vend asfaltimit të rrugës. Edhe në vitet ’70 u prek sërish në një pjesë të pronave të familjes.

Sidoqoftë, kujtimet e Teuta Dodës nisin me qejfin që i jepte çaji e muhabeti me shoqe në çardak me pamje nga Lumbardhi, e malli për shtëpinë është në çdo gjë që prek e në çdo shkallë që shkel…

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit