13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“Masakra e Malishevës” shënoi edhe reagimin e parë të institucioneve kundër regjimit

tryeza dhe libir i Daut Krasniqit 001Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, sot në Malishevë, u mbajt një tryezë, me rastin e 25 vjetorit të ngjarjes, e cila në opinion njihet si “Masakra e Malishevës”, e ku pjesëmarrësit, përmes kumtesave dhe kujtimeve, dëshmuan atë ngjarje, si dhe e vlerësuan si njëra prej ngjarjeve më me rëndësi, jo vetëm në Malishevë, pasi për herë të parë, u shënua një reagim institucional ndaj dhunës dhe represionit nga sistemi në ish Jugosllavi.

Në këtë tryezë, morën pjesë, kryetari i Malishevës,Ragip Begaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, ish kryesuesi i KK të Malishevës, në pritje për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, përfaqësues të subjekteve politike në Malishevë, përfaqësues të institucioneve tjera, përfaqësues të klerit fetar, protagonist të ditës së 30 janarit të vitit 1990, historian e studiues, dhe të pranishëm të tjerë.

Fillimisht, kryetari i Malishevës,Ragip Begaj, në hapjen e kësaj tryeze, vlerësoi kontributin e Malishevës, në të gjitha periudhat e historisë dhe të zhvillimeve, në përpjekjet e kombit shqiptar për liri. “Malisheva, gjithmonë ka dhënë kontributin e saj, në të gjitha zhvillimet, në të gjitha periudhat. Edhe në 30 janarin e vitit 1990, ngjarje e cila ka rëndësi historike, Malisheva e ka treguar veten, duke e kundërshtuar ashpër vrasjen e qytetarëve të pafajshëm, dhe këtë kundërshtim, e ka bërë edhe në formë institucionale, nga ana e Kuvendit të Komunës. Unë kisha dashur, që tani e tutje historianët të merren me këtë zhvillime historike dhe politike, dhe që historia të shkruhet, pasi ka kaluar koha e mbajtjes mend të historisë”, tha kryetari Begaj në fjalën e tij.

Më pas, prof.Dr. Asllan Krasniqi, u paraqit me një kumtesë, me temën “Jeta në robëri nuk vlen-Liria nuk ka çmim”, lidhur me ngjarjen e 30 janarit 1990, ngjarje e cila shënon, siç tha edhe Krasniqi, një masakër të kryer nga aparati shtetëror i kohës dhe reagimin e parë institucional, të organeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës. Ai, më pas e vlerësoi lartë rezistencën e organeve komunale të Malishevës, duke e cilësuar ngjarjen e 30 janarit, si krim kundër njerëzimit.

Ndërsa, njëri nga protagonistët kryesor të asaj kohe, ish kryetari i Komunës së Malishevës, z.Daut Krasniqi, në mënyrë kronologjike, prezantoi ngjarjet e janarit të vitit 1990, demonstratat e qytetarëve të Malishevës, ku sipas tij, barrën e të gjitha këtyre ngjarjeve e barti rinia dhe popullata e Malishevës. “Revolta e qytetarëve, shprehej me protesta, ndërsa pushteti, inskenonte incidente, për ta arsyetuar intervenimin dhe vrasjen e qytetarëve”, tha ish kryetari Krasniqi. Më pas, në kumtesën tij, prezantoi në tërësi përpjekjet e ish sistemit të atëhershëm, për ta penguar reagimin e udhëheqjes së Malishevës, pengimin e udhëheqjes për të komunikuar me qytetarët, dhe përpjekjet, për mos paraqitje të ngjarjes së rëndë, ku u vranë Ali Kryeziu, Hysni Mazreku, një person tjetër i paidentifikuar dhe u lagëson 11 qytetar të tjerë. Pas ngjarjes, Daut Krasniqi, në cilësinë e kryetarit të Komunës, dhe i përkrahur fuqishëm nga deputetët e atëhershëm në Kuvendin e Kosovës, Xhemajli Bajra, Halit Kryeziu dhe Selim Krasniqi, kishin reaguar në mbledhjen e Kuvendit, duke e vlerësuar si masakër atë ngjarje, Ai më pas, tregoi edhe për përpjekjet e tyre, në informimin dhe zbardhjen e ngjarjes, e ku kishin takuar edhe ish kryetarin e Kryesisë së RSFJ-së, Janez Dërnovshek, e ku kishin marrë premtim për zbardhjen e ngjarjes, por e cila ishte penguar nga sistemi i atëhershëm.

Ndërsa ish kryesuesi i KK të Malishevës (tani në pritje për tu bërë deputet në Kuvendin e Kosovës), Enver Hoti, duke marrë fjalën në këtë tryezë, foli për përpjekjet e popullit shqiptar, ngjarjet ndër vite, rezistencën aktive dhe rolin e Malishevës në të gjitha këto zhvillime. Sipas tij, “në vitin 1990, pas masakrës së Malishevës, filloi edhe ndarja institucionale e Kosovës, me ish Jugosllavinë dhe Serbinë”. Më pas, Hoti, foli për të gjitha ngjarjet, ku Malisheva dha një kontribut të jashtëzakonshëm dhe në fund tha, “ndihem krenar me hisen e Malishevës, në historinë e Kosovës”.

Pas këtyre kumtesave, edhe pjesëmarrësit tjerë, prezantuan dëshmi dhe evokuan kujtime nga ato ditë dhe nga ajo ngjarje, ku në Malishevë, policia, vrau tre persona, plagosi 11 të tjerë dhe maltretoi rëndë katër qytetar të Malishevës. Në mesin të vrarëve ishin edhe Ali Kryeziu nga Bubaveci dhe Hysni Mazreku nga Malisheva, familjet e të cilëve, sot u nderuan me mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari pas sulmit ndaj zyrtarit policor në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren,  pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë një mosmarrëveshjeje midis disa personave. Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor,...

 Marrëveshje për zhvillim ekonomik dhe inovacion në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren për të bashkëpunuar në agjendën digjitale të...

Lajmet e Fundit