2.2 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Masakra në Florida, vrasësi u përjashtua pas grindjes me ish-të dashurën

Autori i masakrës në Florida, ku vra me armë zjarri 17 persona, ishte përjashtua nga autoritetet shkollore pas një grindjeje me ish-të dashurën e tij dhe ndoshta për këtë shkak, është kthyer me një pushkë dhe ka hapur zjarr, duke ekzekutuar dhe plagosur me dhjetëra të pafajshëm.

Mediat amerikane, raportojnë se Cruz ishte i fiksuar pas vajzës, me të cilën në të shkuarën kishte qenë mjaft i dhunshëm dhe pas përjashtimit nga shkolla kishte nisur ta përndiqte.

Cruz, 19 vjeç, duket se është larguar nga vendngjarja duke u ngatërruar mes studentëve që përpiqeshin t’i largoheshin ngjarjes tragjike, por u arrestua vetëm pak kilometra larg, e tashmë është në paraburgim.

Por cila është përmbajtja e paralajmërimit? Mësuesi i matematikës, Jim Gard i ka thënë “Miami Herald” se autoritetet e asaj shkolle u kishin dërguar “e-mail”-e mësuesve mbi sjelljen e çuditshme të Cruzit.

“Jemi njoftuar vitin e kaluar se ai nuk ishte lejuar në kampus me një çantë shpine me vete”, tha Gard. “Kemi pasur probleme me të vjet, pasi kishte kërcënuar studentët dhe besoj se i është kërkuar që të largohej nga kampusi”.

Mbi çështjen ka ndërhyrë edhe presidenti Trump, i cili në një “tweet” ka pohuar: “Ka shumë sinjale që konfirmojnë se vrasësi i Floridas kishte probleme psikike, deri sa është edhe përjashtuar nga shkolla për sjellje të keqe. Fqinjët dhe shokët e tij të klasës, e dinin se ishte kthyer në një problem të madh. Këto raste duhen sinjalizuar gjithnjë tek autoritetet”.

Më Shumë

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Shannon Shorter i bashkohet Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar sot afrimin e lojtarit amerikan Shannon Shorter. Lojtari me përvojë të gjatë ndërkombëtare pritet të sjellë forcë, stabilitet dhe lidership në repartin...

Lajmet e Fundit