2.4 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Masat shtrënguese në Kosovë, dhjetra qytetarë lënë banesat e tyre, nisen drejt Shqipërisë

Pas masave të reja kufizuese që ka ndërmarrë qeveria, kosovarët janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet se në pikën e kalimit kufitar në Morinë janë krijuar radhë të gjata të makinave.

Qeveria ka marrë vendim që në fundjavë të u ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

Po ashtu, Qeveria ka vendosur që të fut në karantinë shtatë komuna: Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen.

Në komunat e lartë cekura ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020.

Ndërkohë qeveria në Shqipëri nuk ka ende një vendim për nisjen e izolimit të dytë, dhe sipas ekspertëve, ka ende kapacitet në spitale, që mund të ofrojnë shërbim për personat e prekur, raporton FaxWeb.

Më Shumë

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Bujar Loci shpallet “Trajneri më i Mirë i Vitit”

Trajneri i KB Rahovecit 029, Bujar Loci, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Trajneri më i Mirë i Vitit” nga Federata e Basketbollit të Kosovës,...

Lajmet e Fundit