6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

MASHT harxhoi mbi gjysmë milioni euro për libra, nxënësit nuk i morën asnjëherë

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, gjatë vitit 2014 sa ishte nën udhëheqjen e ministrit Ramë Buja, ka bërë blerjen e librave shkollorë, e të cilët libra nuk u shpërndanë asnjëherë për nxënësit.

Kështu ka bërë të ditur Auditori i përgjithshëm në raportin e tij i cili e ka titulluar këtë si “Dobësi në procesin e furnizimit me libra shkollorë dhe universitar-prioritet i lartë”.

Auditori ka vënë në dukje se procesi i furnizimit me libra shkollorë për nxënësit e shkollave fillore në 2014 është përcjell me dobësi që kanë rezultuar me sasi të tepërta të librave të furnizuar, si rezultat i planifikimit të dobët të kërkesave dhe menaxhimit të dobët të pranimit të librave, shkruan Kosova Sot.

Këto libra të blera nga MASHT, në vlerë rreth gjysmë milioni, sipas Auditorit, kanë mbetur nëpër stoqe, të pa shpërndara për nxënësit që duhej të pajiseshin me tekste shkollore falas.

Ndër tjerash, Auditori ka gjetur se UP-ja është furnizuar me libra për nevoja të veta ku janë paguar mbi 1 milionë euro për libra shkencorë.

Gazeta Kosova Sot, ka mësuar se drejtorët e shkollave me qëllim porosisin më shumë libra të cilat më pas ua sheshin librarive me një çmim prej 0.50 euro për libër.

Ndryshe, Ministri i MASHT, Arsim Bajrami, tha për Kosova Sot se librat e mbetur do të përdoren në vitin e ri shkollor.

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Lajmet e Fundit