Nait Hasani: Askush s’kërcënoi me largim nga partia

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka mohuar disa shkrime që po qarkullojnë në media ku thuhet se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi i ka kërcënuar deputetët me shkarkim nga partia në rast se nuk votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Hasani në një prononcim për Indeksonline ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se askush askujt nuk i ka thënë që do të përjashtohet nga partia.

“Askush nuk e ka thirr askënd, askush nuk e ka kërcënuar askënd, dhe askush askujt nuk i ka thënë që ki me u përjashtua nga partia”, ka thënë shkurt Hasani.

Ndërkaq e kreu i PDK-së, Hashim Thaçi gjatë kësaj jave ka mbajtur një takim me grupin parlamentar të partisë së tij ku kanë diskutuar rreth Gjykatës Speciale, ku tashmë dihet se disa nga deputetët e kësaj partie ende e kundërshtojnë themelimin e kësaj gjykate.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit