11.3 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

MAShT: Janë kryer pagesat për 97% të aplikuesve për subvencionimin e librave shkollor

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se janë verifikuar dhe proceduar pagesat për 97% të prindërve që kanë aplikuar për subvencionimin e librave dhe materialeve shkollore.

Në njoftim poashtu bëhet e ditur se tani lejohet aplikimi për fëmijët që ende nuk i kanë mbushur gjashtë vjet.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton se deri sot nga platforma eKosova kemi pranuar 191.483 aplikime nga të cilat, 111.745 aplikime për klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore si dhe 79.738 aplikime për klasat 6-9 për materiale shkollore. Nga grupi punues i MASHT dhe MFPT janë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve dhe ky proces është duke u përmbyllur me sukses. Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI)ka njoftuar se të gjitha rasteve të aplikantëve për fëmijët e regjistruar në klasën e parë nën moshën 6 vjeçare, pas kërkesës në [email protected] u është lejuar mundësia e aplikimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton se deri sot nga platforma eKosova kemi pranuar 191.483 aplikime nga të cilat, 111.745 aplikime për klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore si dhe 79.738 aplikime për klasat 6-9 për materiale shkollore.

Nga grupi punues i MASHT dhe MFPT janë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve dhe ky proces është duke u përmbyllur me sukses.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI)ka njoftuar se të gjitha rasteve të aplikantëve për fëmijët e regjistruar në klasën e parë nën moshën 6 vjeçare, pas kërkesës në [email protected] u është lejuar mundësia e aplikimit.

Po ashtu, i kemi zgjidhur rastet për furnizim me tekste shkollore për komunitetet jo shumicë dhe grupet e nxënësve me kujdestari ligjore.

Deri më tani në adresë të MASHTI, nuk kemi pranuar asnjë ankesë zyrtare nga komunat apo shkollat lidhur me furnizimin e nxënësve me tekstet shkollore.

Me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa përfituar nga kjo mbështetje, platforma eKosova do të qendrojë e hapur dhe po ashtu do të mundësojmë edhe aplikimin fizik në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat.

MASHTI falenderon të gjithë prindërit, mësimdhënësit, punëtorët dhe institucionet arsimore për bashkëpunimin në këtë proces të furnizimit me tekste dhe materiale shkollore për të gjithë nxënësit në Republikën e Kosovë.

Më Shumë

Prizreni nuk ndalet – fiton pastër ndaj Vllaznisë në rrugën drejt Ligës së Parë

Prizreni ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mposhtur në shtëpi Vllaznisë së Pozheranit me...

Dragashi përballet me ndërprerje të përkohshme të ujit pas defektit pranë xhamisë së vjetër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e Dragashit se mbrëmë ka ndodhur një defekt në gypin kryesor të ujësjellësit, në afërsi...

Lajmet e Fundit