5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

MASHTI liron disa studentë nga pagesa e Menzës dhe banimit në konvikte

Studentët që janë fëmijë të dëshmorëve, të invalidëve të luftës, të familjeve me asistencë sociale dhe studentët me nevoja të veçanta lirohen nga pagesa e banimit në konvikte dhe pagesa e ushqimit në menzë.

Kështu ka marrë vendim ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Me qëllim të mbështetjes dhe asistencës së disa kategorive të studentëve, kam nënshkruar vendimin për lirimin nga pagesa e banimit dhe të ushqimit në mensë të Qendrës së Studentëve në Prishtinë”, ka shkruar Nagavci në profilin e saj në Facebook.

Sipas Nagavcit, studentët e familjeve përfituese të asistencës sociale duhet të parashtrojnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë kërkesën për lirim përkatës nga pagesa e caktuar me konkurs.

 

Përveç këtyre kategorive të studentëve, studentë tjerë të liruar nga pagesa e banimit në konvikte janë ata të Parlamentit Studentor të UP-së dhe studentët banues që janë më shumë se një studentë nga një familje, ku njëri prej tyre lirohet nga kjo pagesë.

Si përfundim, Nagavci ka bërë të ditur se do të vazhdojnë angazhimin e përkrahjen e pakursyer për studentët.

Më Shumë

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Prizreni gati për spektaklin madhor sportiv 2026, nis më 5 mars

Prizreni po përgatitet për një vit historik sportiv, me nisjen e aktiviteteve të “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026”. Ekipi organizativ zhvilloi sot takim...

Lajmet e Fundit