25.8 C
Prizren
E premte, 2 Qershor, 2023

MAShTI nxjerr udhëzues për vlerësimin e nxënësve në distancë, në maj merret vendimi për testet shtetërore

MASHTI thotë se ka nxjerrë një udhëzues për vlerësimin e nxënësve në mësimin në distancë që po mbahet gjatë pandemisë, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Po ashtu, me ndihmën e shumë ekspertëve MASHTI thotë se ka përpiluar një “Udhëzues për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë” në Kosovë gjatë periudhës së rrethanave emergjente të krijuara nga pandemia COVID 19 për vitin shkollor 2019/2020.

“Këto dy dokumente duhet të konsiderohen pjesë integruese e mësimit në distancë. Udhëzuesi për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë sygjeron që vlerësimi i nxënësve gjatë mësimit në distancë realizohet i integruar”.

“Ashtu që, gjatë periudhës së mësimit në distancë në rrethana të pandemisë COVID-19 nuk do të zbatohen dispozitat e nenit 3 të Udhëzimit Administrativ 8/2016 për Vlerësimin e nxënësve sipas kornizës së kurrikulës së arsimit parauniversitar në Republikës së Kosovës”.

“Në udhëzues kemi ofruar detaje për metodat, mënyrën e format e notimit dhe procedurat e vendosjes së notave në ditarin personal të mësimdhënësit. Notat e vendosura nga mësimdhënësit duhet të raportohen në organet e shkollës, me qëllim të lëshimit të librezave, certifikatave, dëftesave e diplomave për nxënës. Pastaj, në momentin që krijohen kushtet për kthim në shkollë, notat përfundimtare vendosen në ditarin e klasës përkatëse dhe në librat amë”.

Ministria thotë se në muajin maj do të nxjerrin edhe një vendim për mbajtjen e Testit të Arritshmërisë (klasa 9) dhe Provimit të Maturës (klasa 12), në konsultim me autoritetet dhe institucionet përkatëse. Me këtë vendim gjithashtu do të harmonizohen datat për regjistrim në klasën e 10-të si dhe afatet për aplikim për studime në Universitete apo Kolegje.

Në link gjendet udhëzuesi për vlerësimin e nxënësve, gjatë mësimit në distancë.

https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/04/udhezues-per-vleresimin-e-nxenesve-gjate-mesimit-ne-distance.pdf?fbclid=IëAR2ëjL31TOTYf1UXDVECRIxpufU1AIHl9rqëxe-RyVb8aZkIsjVRU5Zais0

Më Shumë

Ish-lojtari i Manchester City-t: Rregullat seksuale të Guardiola-s e kanë ndihmuar Messi-n që mos të dëmtohej

“Pep Guardiola prezantoi rregullat e seksit për lojtarët e tij në mënyrë që të parandalojë lëndimet e muskujve”, ka thënë ish-futbollisti i Manchester City-t,...

Kurti në Bratislavë: S`mund të dal mbi ligjin për situatën në veri

Në forumin ‘Globalsec’ në Bratislavë, kryeministri Albin Kurti shpjegoi situatën aktuale në veri të Kosovës. Ai tha se kryetarët e rinj të komunat në...

Moti sot me diell

Parashikimi i motit

Lajmet e Fundit