14.8 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Matoshi: Blloku ta votojë Bajramin dhe ta bëjë Qeverinë pas dy javësh

HalilMatoshi-analistAnalisti Halil Matoshi thotë se LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje mund të marrin pushtetin brenda dy javësh nëse e votojnë Arsim Bajramin për Kryeparlamentar dhe i hapin rrugë formimit të Qeverisë.

Në të kundërtën, Matoshi thotë se zgjidhja mbetet vetëm te zgjedhjet e reja.

“Nëse VLAN-i nuk e voton Arsim Bajramin për Kryetar Kuvendi, unë nuk shoh mundësi tjetër legale për të dalë nga kriza më e thellë në të cilën është futur vendi që nga pavarësia e këtej, pos zgjedhjeve të jashtëzakonshme me një kosto mbi 6 milionë euro për arkën e shtetit në këtë qesatë – dhe në këso situate – tutje as ndërhyrja e ndërkombëtarëve nuk kryen punë. Sepse as ndërkombëtarët nuk mund ta anashkalojnë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese i cili, i ka dhuruar vendit një presedan të rrezikshëm”, ka thënë Matoshi, për Gazetën Express.

Matoshi thotë se PDK nuk e ka në planë të tërhiqet nga pozita e Kryeparlamentarit dhe rrjedhimisht po e mbanë të bllokuar Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, me gjithë vendimin skandaloz të Gjykatës dhe sjelljes së Presidentes pro PDK’së, Blloku duhet të gjejë zgjidhjen te votimi i kandidatit të PDK’së për Kryeparlamentar.

“Në këso situate ose duhet që Blloku ta votojë Arsim Bajramin, për ta ndërtuar pastaj vetë Qeverinë e re, (nëse arrin ta ruaj unitetin brenda vetës) ose vendi detyrimisht shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse Zonja Brovina e ka për detyrim nga partia-shtet që ta pezullojë seancën, njëjtë sikur me 17 korrik”.

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bllokut se do të propozojnë kandidatin e tyre për Kryetar të Kuvendit, Matoshi ka thënë se asnjë pikë e Vendimit të Gjykatës nuk i jep të drejtë Bllokut për të propozuar Kryeparlamentarin.

“Pika 127 e verdiktit të GJK nuk i jep kurrfarë shprese Bllokut, ajo më tepër është menduar me sherr, si një detyrim i deputetëve të tërë spektrit për ta votuar kandidatin e Grupit më të madh Paralmentar, pra koalicionit të PDK-së si fituese e zgjedhjeve të 8 qërshorit, se sa që u jep liri deputetëve për të vendosur sipas parimit të shumicës demokratike e duke mos iu nënshtruar asnjë mandati tjetër, siç thotë Kushtetuta. Gjykata Kushtetuese nuk e ka njohur në verdiktin e saj këtë parim kushtetues! Pra vetë Gjykata e ka shkelë me të dyja këmbët Kushtetutën!!!”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit dhe EEI nënshkruajnë memorandum për fuqizimin e edukimit medial në shkolla

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me organizatën “Education Empowerment Initiative – EEI” për zbatimin e projektit “Edukimi Medial...

Përurohet shkolla e re “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Mazrek të Hasit

Në fshatin Mazrek të Hasit sot u përurua shkolla e re “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, një investim i rëndësishëm në të ardhmen e fëmijëve...

Lajmet e Fundit