1.8 C
Prizren
E shtunë, 8 Shkurt, 2025

Matoshi: Isa Mustafa do ta marrë mbështetjen në Këshillin e Përgjithshëm

HalilMatoshi-analistAnalisti Halil Matoshi nuk pret asgjë të jashtëzakonshme nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së që mbahet sot. Matoshi thotë se Isa Mustafa do ta marrë përkrahjen e organit udhëheqës të LDK’së për vazhdimin e koalicionit me AAK’në dhe Nismën. Sipas tij, edhe Fatmir Sejdiu e ka humbur krejtësisht ndikimin në LDK dhe s’mund t’i prishë punë Isa Mustafës.
Express: Si e shihni përballjen e sotme Isa Mustafa në Këshillin e Përgjithshëm me kundërshtarët e koalicionit paszgjedhor?

H. Matoshi: Sigurisht se do të ketë debat dhe zëra disonantë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, mirëpo nuk pres që puna të shkojë aq larg sa të luhatet koalicioni opozitar “LDK,AAK,Nisma”, ngase edhe vetë Arben Gashi, i cili deklarohet i pakënaqur me koalicionin është regjistruar në formularin për Kuvendin e Kosovës me këtë akronim. Mendoj se asgjë e jashtëzakonshme nuk do të ndodhë në këtë mbledhje dhe se Isa Mustafa do ta marrë pëlqimin për koalicionin, sepse ai i ka tre adute të forta në partinë e tij. E pra, në dy palë zgjedhgjet e fundit – ato vendore dhe kombëtare – LDK-ja ka shënuar rritje të dukshme, pra zoti Mustafa nuk e ka tkurrë partinë dhe atuja e dytë është fakti se ai humbjen në zgjedhjet e 8 qërshorit e ka shndërruar për pak orë në një fitore duke iniciuar ndërtimin e një koalicioni opozitar kundër Qeverisë “Thaçi III” dhe poashtu, së treti, meritë e tij është përafrimi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe marrja e një mbështetjeje iniciale nga kjo parti për koalicionin. Pra nuk mund të thuhet se LDK-ja nën lidershipin e Isa Mustafës “ka bërë lojë të keqe” politike, ajo është treguar shumë pragmatike, duke hequr dorë nga insistimi për postin e Kryeministrit, gjë që i ka ndihmuar ndërtimit të koalicionit.

Express: Cilat opsione ka para vetes z. Mustafa: të japë dorëheqje për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme apo të kërkojë besimin e organit udhëheqës të LDK’së për të vazhduar koalicionin e opozitës apo ka zgjidhje të tjera para vetes?

H. Matoshi: Mendoj se tash për tash zoti Mustafa është zgjidhja e vetme për këtë parti, që së pari ta ndajë pushtetin me aleatët e “Besëlidhjes opozitare” dhe së dyti ta çojë partinë në zgjedhje unike (që pritet të mbahen në vjeshtë) dhe tek atëherë, besohet se ai, ose do të ketë kundërkandidat brenda partisë ose do t’ia besojë partinë një lidershipi të ri, kurse vetë do të presë se si do të zhvillohen proceset rreth postit të Presidentit, i cili, sipas marrëveshjes me bllokun opozitar, i takon LDK-së, pas dy vjetësh. Mendoj gjithashtu se në KP të LDK-së Mustafa do ta marrë izën për koalicionin.

Express: Sa mund të realizohen pritjet e PDK’së për t’u thyer koalicioni i opozitës pikërisht në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së?

H. Matoshi: Besoj se nuk do të ndodhë ndonjë “Kuvend i karrigave” sepse konteksti politik është tjetër, porse edhe përbërja e Këshillit të Përgjithshëm ka ndryshuar ndjeshëm nga atëherë dhe kuptohet, Mustafa e ka shumicën në këtë trup partiak.

Express: Dihet se Isa Mustafa është humbës i trefishtë i zgjedhjeve – dy herë nacionale e njëherë në Prishtinë – a i kanë humbur agrumentet për të vazhduar udhëheqjen e LDK’së?

H. Matoshi: Po, LDK i ka humbur zgjedhjet tri herë, porse kjo nuk është “meritë” e vetëm kryetarit të saj Mustafa. Madje ai mund të ndihet rehat se e ka marrë partinë në çaste të rënda, kur kërcënohej me fraksionime të reja dhe ia ka dalë që ta ruaj njëfarë uniteti të brisht në parti, madje në secilat zgjedhje duke e rritur numrin e votave. Porse Mustafa nuk ia ka dalë t’i përfundojë reformat në parti – për ta shndërruar LDK-në në parti moderne – ai vetëm sa i ka inicuar ato. Dhe mendoj se Mustafa si një teknokrat i ftohtë mund të luajë rol të madh në drejtimin e reformimit partiak, sëpaku duke e hapur partinë për gratë dhe burrat me integritet profesional e moral, që kanë çfarë të thonë në skenën politike kosovare… Që vërtet në kursin partiak e sjellin një ideal të ri: Emancipimin shoqëror, modernizimin dhe perendimorizimin e vendit tonë.

Express: Kryetari i Nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu, kishte dalë kundër kandidaturës së Isa Mustafës për Kryeministër dhe ia pati kërkuar dorëheqjen nga LDK pas humbjes së Prishtinës. A është ky momenti i Sejdiut dhe përkrahësve të tij për t’i dhënë goditjen e fundit Isa Mustafës?

H. Matoshi: Fatmir Sejdiu e ka humbur krejtësisht ndikimin në LDK, sa do që ka bërë përpjekje që ta rrënojë Mustafën. Zoti Sejdiu sa ishte President i vendit nuk është shquar me ndonjë staturë të lartë prej burrështeti, madje ka manifestuar jokohezion dhe nuk ka garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

Madje në kohën e tij, pushteti i PDK-së gati sa nuk kishte ndërtuar një pushtet autoritar, të dorës së fortë, ishte ngulfatur liria e shprehjes dhe ishte polarizuar në ekstrem shoqëria kosovare, kurse ai ose heshtte, ose merrej me ndërmjetësime biznesesh për kompaninë e tij familjare.

Sejdiu mund të thuhet se nuk ka më përkrahës në LDK, prandaj mendoj se edhe gjatë kësaj mbledhjeje të KP-së ai do të mbetet i heshtur, ose edhe mund të flasë e të mos pajtohet me drejtimin e partisë nga Mustafa, por mendoj se do të jetë zë i vetmuar.

Më Shumë

Parashqevi Simaku del nga spitali, ndryshimi drastik i këngëtares shqiptare

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku, ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani,...

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve të Kosovës përmes një reagimi publik ka shprehur hapur kundërshtimin me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve...

Lajmet e Fundit