-0.1 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Mazreku: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ndryshojë vullnetin e 65 deputetëve

Avni Mazreku-analistPo e quan të ligjshme dhe të drejtë procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përderisa kërkesën e PDK-së për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese po e cilëson si çështje të humbur.

Për analistin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku, është PDK-ja dhe kryesuesja e saj Flora Brovina ajo që ditën e enjte shkelën procedurat dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Ai beson në vendimin e drejtë të Kushtetuese, jo vetëm për faktin se kjo Gjykatë nuk ka kompetencë të interpretojë rregulloret parlamentare, por edhe për faktin se Kushtetuesja nuk mund të shkelë mbi vullnetin e 65 deputetëve, përfaqësues të zgjedhur nga vota e qytetarëve të Kosovës.

“Legjitimitetin për zgjedhjen e Isa Mustafës e japin numrat, përkatësisht votat e anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk mund që vullnetin politik të këtyre 65 deputetëve ta ndryshojë Gjykata Kushtetuese. Kushtetuesja është kompetente të interpretojë Kushtetutën e Kosovës, e ne këtu flasim për procedurat parlamentare, të cilat janë të rregulluara me Rregulloren e Kuvendit dhe mekanizmat parlamentarë janë përgjegjës për të interpretuar Rregulloren e Kuvendit”, thotë Avni Mazreku. /Botapress/

Më Shumë

Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur...

Rahovec: Punime të përkohshme në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut”

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Rahovecit ka njoftuar se nesër, nga orët e hershme të mëngjesit, do të zhvillohen punime në rrugën...

Lajmet e Fundit