7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Mbahet “Ecja Prindërore” në Prizren, kërkohen politika familjare të shëndetshme

Qytetarët e Prizrenit sot bën “Ecja Prindërore”, kushtuar prindërve dhe të drejtës së tyre për të gëzuar politika familjare të shëndetshme.

Ecja nisi nga Ura e “Gjermanëve”. Pas ecjes, të gjithë pjesëmarrësit janë mbledhur te shatërvani për të diskutuar me përfaqësues të organizatave partnere për politikat aktuale mbi lejen e lindjes.

Kjo ecje u organizua për të bërë të ditur se të dy prindërit kanë rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të tyre dhe të zhdukën steriotipet gjinore, të cilat e shohin gruan si të vetmen palë që mund dhe duhet të kujdesët për fëmijët.

Milaim Morina, përfaqësuesi i Qendrës për Politik dhe Avokim, tha se së bashku me tri organizata partnere, Federatat e Sindikatave të shëndetësisë dhe Demokracinë për zhvillim, kanë organizuar “Ecjen Prindërore”, për barazi gjinore dhe për ndarjen e përgjithësish që ka të bëj më pushimin e përbashkët prindëror.

“Pushimi i përbashkët prindëror, është si parakusht i ndarjes së përgjithësive që lidhen me ndarjen e barabarta të drejtave të gruas dhe të burrit për fëmijët e tyre. Ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve me qëllim që t’iu parapri ndryshimeve ligjore që do të rregullohen përmes një ligji special që rregullon pushimin prindëror pra lejen e lehonisë”, tha ai.

Morina shtoi se këtë aktivitet e kanë quajtur “Ecje Prindërore”, për të bërë një lloj sensibilizimi ndaj qytetarëve por edhe akterëve institucional të cilët janë kompetent për ndryshimet ligjore dhe politikat që lidhen me lejen e lindjes dhe barazisë gjinore.

Hajrullah Qeku, si prind i ri, tha se ky aktivitet është përpjekje e shoqërisë civile dhe njerëzve që mendojnë pak më ndryshe dhe se përligjësit prindërore duhet të ndahen sepse fëmija është i përbashkët.

“Ky aktivitet sot është një lloj thirrje për institucionet që me e konsideru seriozisht çështjen e pushimit të lehonisë dhe pushimit prindëror që ky obligim me qen i ndarë mes nënës dhe babës në mënyrë të barabartë që fëmija të rritet në mënyrë të shënosh por edhe grat me i ndjekë aktivitetet e tyre dhe besoj që me institucionet e reja të Kosovës, kjo temë nuk do të jetë e panjohur për parlamentin e ri dhe për qeverinë e re dhe me kuptu njëherë e përgjithmonë se fëmija nuk është më shumë i nënës dhe më pak i babës por është fëmijë i njëjtë për të dy prindërit dhe përgjithësia duhet me qenë për të dy i barabartë”, tha Qeku.

Po ashtu, u tha se burrave, ashtu si edhe grave u duhet ofruar hapësira për të balancuar jetën profesionale me atë private dhe mundësia për të qenë pjesë e kujdesit të fëmijës./KosovaPress/

Më Shumë

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit