14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Filmi “Klithma” i Korab Lecajt fiton çmimin kryesor në Norvegji

“Klithma” është shpërblyer me çmimin “Best Short Film” në West Nordic International Film Festival në Alesund të Norvegjisë.

Filmi “Klithma” në regji të Korab Lecaj ka fituar çmimin kryesor “BEST SHORT FILM” ne edicionin e 7-të të West Nordic International Film Festival i cili mbahet tradicionalisht në Alesund të Norvegjisë, njofton Klan Kosova.

Filmi “Klithma” është përzgjedhur si më i miri nga juria ndërkombëtare e përbërë nga:

-Stefan Uhrik, skenarist/dramaturg nga Çekia

-Pal Kristian Lindseth, kritik i filmit/gazetar i radios nga Norvegjia

-Anne Kjersti Bjorn, regjisore nga Norvegjia

Për regjisorin Korab Lecaj, ky çmim ka një domethënie të madhe.

“Për vetë faktin se filmi ynë ka qenë në garë me 30 filma nga e gjithë bota dhe është përzgjedhur si më i miri nga një juri ndërkombëtare, emra të njohur në kinematografisë europiane, kjo e bën edhe me të rëndësishëm çmimin kryesor për filmin “Klithma””.

Lecaj thotë se mbi të gjitha rëndësi të madhe ka shfaqja e temës së filmit përpara publikut norvegjez, i cili flet për dhunimin seksual të meshkujve shqiptarë gjatë luftës së fundit nga paramilitarët serbë.

“Kam pasur rast të bisedoj me publikun norvegjez, pas shfaqjes së filmit. Ata janë tronditur nga tema, nga rrëfimi. Madje thoshiin se është hera e parë që dëgjojnë se në Kosovë përveç grave, serbët kanë dhunuar edhe meshkuj”.

Edhe për aktorin që luan rolin kryesor në film, njëherësh ko-skenaristin e filmit, Hazir Haziri, ky çmim i jep një dimension tjetër sukseseve të filmit “Klithma”.

“Të fitosh çmimin kryesor ne një garë me filma të shpërblyer nëpër festivale të ndryshme, kjo do të thotë se filmi ynë është në nivelin e filmave që vijnë nga vende me kinematografi të zhvikuar”.

E anëtarja e jurisë, regjisorja norvegjeze Anne Kjersti Bjorn ka deklaruar se:

“Kam qenë me fat të jam anëtare e jurisë një festival ku ka fituar një film shumë i rëndësishëm nga Kosova “Klithma” ku na jep një mesazh tronditës se në luftëra nuk vetëm gra të dhunuara. Përdhunimi është një armë efektive pasi që ua vjedh viktimave krenarinë dhe njerëzimin e tyre”.

“Klithma” ka qenë në garë me 30 filma nga SHBA-tê, Norvegjia, Franca, Gjermania, Zelanda e Re, Kanada, Italia, Turqia, Austria, Irani, Gjermania, Izraeli, Kolumbia, Suedia, Spanja, Rumania etj.

Festivali West Nordic International Film Festival është mbajtur nga 24-26 tetor në kinemanë Lovenvold në Alesund të Norvegjisë.

Më Shumë

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.   Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike...

Lajmet e Fundit