12 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Mbappe e “zë” Neymarin në renditjen e shënuesve më të mirë në histori të Championsit

Me golin e shënuar mbrëmë nga penalltia në minutën e 98-të kundër Newcastle United, i cili i mbajti gjallë shpresat e Paris Saint-Germainit për kualifikim në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, Kylian Mbappe shkoi në kuotën e 43 golave në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Me këtë rast, sulmuesi francez e “zuri” ish-bashkëlojtarin e tij, Neymar Junior.

Për dallim nga braziliani, ylli francez i ka plot 15 lojë më pak (66 në krahasim me 81) në Champions.

Dy lojtarët që synon t’i barazojë e t’i kalojë shumë shpejt nënkampioni i botës janë Didier Drogba dhe Alessandro Del Piero, që i kishin shënuar nga 44 gola, në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Championsit.

Duke e pasur parasysh moshën e tij të re, Mbappe deri në fund të karrierës mund të kalojë në tri vendet e para, ndonëse arritja e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duket e vështirë, por jo edhe e pamundur

Më Shumë

Portreti i Ymer Prizrenit pasuron fondin e muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kompleksi i Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka pasuruar fondin e tij muzeal me një vepër me vlerë të veçantë kombëtare: portretin e...

Universiteti i Prizrenit nderon ish-rektorin Zahadin Shemsedini|Video

Me një mbledhje përkujtimore, u nderua ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Zahadin Shemsedini, i cili një jetë ia kushtoi edukimit, shkencës dhe arsimit në...

Lajmet e Fundit