8.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Mbappe tregon fanellën e nënshkruar nga Pele

Kylian Mbappe ka pranuar një fanellë të nënshkruar nga legjenda Pele, i cili ka përcjellë paraqitjen e francezit në Kupën e Botës 2018.

Përmes rrjeteve sociale, sulmuesi i Paris Saint-Germanit ka shfaqur me krenari dhuratën e pranuar.

“Faleminderit për këtë dhuratë të mahnitshme, Mbret”, ka shkruar Mbappe në Twitter,

Ish-anëtari i Monacos shënoi katër gola në Rusia 2018, përfshirë edhe atë në finale ndaj Kroacisë, dhe kjo bëri që ai të fitojë çmimin e lojtarit më të mirë në këtë turne.

Po ashtu 19-vjeçari u bë lojtari i parë i ri, që ka shënuar më shumë se një herë në një ndeshje të Kupës së Botës, që kur Pele realizoi dy herë në ndeshjen që Brazili e zhvilloi kundër Suedisë në vitin 1958.

Pas kësaj, Pele i dërgoi urimet e rij yllit francez, megjithëse me shaka i tha se do të kthehej për të kërkuar rekordin e tij.

Aktualisht në Ligue 1, Mbappe është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq, ndërsa pritet të kthehet kundër Nices më 29 shtator.

klankosova.tv

  • F

Më Shumë

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Lajmet e Fundit