22.7 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Mbi 200 gjyqtarë nga nesër në grevë

Gjykata-qekiqiDyert e Gjykatave të Kosovës do të mbyllen të martën për gjykime dhe publik. Mbi 200 gjyqtarë të 6 Gjykatave Themelore do të nisin grevën për të kërkuar rritje të pagave për 25 për qind ose së paku zbatimin e një marrëveshjeje për pagesën e shtesës prej 200 eurove.

Gjykatësit e Gjykatave Themelore të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit dhe Gjakovës gjatë kohës së grevës do të shqyrtojnë vetëm rastet e paraburgimit, të dhunës në familje dhe ndonjë rast emergjent. Por, nëse nuk ka veprim të Qeverisë së Kosovës, edhe kjo mund të ashpërsohet, raporton KTV.

Qeveria e Kosovës kishte larguar gjykatësit nga lista e rritjes së pagave vitin e kaluar, kur ish-kryeministri Thaçi mori vendim që të rrisë pagat për 25 për qind.

Pas kësaj, Ministria e Drejtësisë dhe Shoqata e Gjykatësve kishin arritur një marrëveshje që t’i ndahet një shtesë prej 200 euro secilit gjykatës. Kjo nuk është bërë kurrë. E vetmja Gjykatë që ende s’ka vendosur për grevën është ajo e Ferizajt, transmeton Koha.net.

Ministria e Drejtësisë nuk i është përgjigjur pyetjes së televizionit për paralajmërimet për grevë. Por, Qeveria e Kosovës do të përballet me grevë tjetër, atë të stafit civil të Gjykatave dhe Prokurorive që janë në Pallatin e Drejtësisë.

Më Shumë

Berisha largohet nga Liria e Prizrenit

Liria e Prizrenit i ka dhënë lamtumirën futbollistit Suhejb Berisha, duke e falënderuar për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë...

Malisheva pret Vikingur Reykjavikin në Fadil Vokrri, synohet fitorja në ndeshjen e parë

Malisheva e nis për herë të dytë në histori rrugëtimin evropian, duke marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Konferencës. Skuadra e drejtuar nga trajneri...

Lajmet e Fundit