Mbi 200 mijë viktima dhe mbi 2.9 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë

Të dhënat e universitetit tregojnë se numri i vdekjeve ka shkuar në 203.299, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 2.921.571 dhe numri i të shëruarve në 837.045.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 200 mijë.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi me 960,896 raste të konfirmuara dhe mbi 54 mijë vdekje.

Me 26,384 viktima Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve, ndërsa Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 223,759 të infektuar, transmeton KP.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Lajmet e Fundit