Mbi 200 shtëpi të përmbytura në Greqi

Më shumë se 200 banesa janë përmbytur nga moti i keq në Greqi. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në Evian veriore, shkruajnë mediat greke.

Autoritetet janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur pastrimin e zonës, ndërsa deri më tani raportohet për disa banorë të evakuar për shkak se janë 200 shtëpi të përmbytura.

Kryetari i Bashkisë së Mantoudi, George Tsapourniotis tha se qindra shtëpi janë nën ujë, ndërsa ekipet e shpëtimin kanë punuar gjatë gjithë natës për të transportuar banorët në vende të sigurta. Banorët e zonës teksa po përjetonin orë makthi mbrëmjen e djeshme, duke folur për mediat lokale kanë treguar se zona është lënë në mëshirë të fatit dhe autoritet nuk janë kujdesur siç duhet.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit