14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

E rrallë: Fotografi me Hashim Thaçin, a ishte Haxhi Avdyli pjesë e strukturave të PDK-së?

Një fotografi e prillit të vitit 2000 e siguruar nga Gazeta Insajderi, ka ngjallur dyshime se deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo për faktin se ai shihet përkrah kryetarit të atëhershëm, Hashim Thaçi gjatë një tubimi partiak në lagjen ‘Arbana’ të Prizrenit.

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli që kur e braktisi LDK-në i shpeshtoi akuzat ndaj ish-partisë së tij për keqqeverisje e për dëmet të mëdha që sipas tij po ia bënin vendit.

Mirëpo, deputeti në fjalë nuk iu shpëtoi as vet kritikave nga ish-bashkëpartiakët. Pas largimit, ata e akuzuan se kishte qenë pjesë e struktuarave të PDK-së, gjë të cilën e mohoi Avdyli me arsyetimin se ju mungonin argumentet.

“Kur mungojnë argumentet fillojnë etiketimet. Këto ndodhin në regjime totalitare ku mendimi ndryshe etikohet, e pastaj fillojnë internimet. Nuk jemi ende në atë fazë fatmirësisht. Dy portale më kanë thirrë gjatë ditëve të fundit. Dikush nga LDK me gjasë u ka thënë se jam ish-anëtar i PDK-së”, kishte deklaruar Avdyli në maj të vitit 2020 në një intervistë televizive.

Ai kishte shtuar se në luftë ka qenë mjek, rol për të cilin ndihet ende krenar, dhe për pjesën sa ka qenë kryetar dege i LDK-së.

Një vit më vonë, mohimeve të Avdylit i ngjallë dyshim një fotografi e siguruar nga Gazeta Insajderi e realizuar në vitin 2000.

Haxhi Avdyli shihet në një tubim partiak të PDK-së përkrahë kryetarit të atëhershëm Hashim Thaçi. Tubimi ishtë mbajtur në lagjen ‘Arbana’ të Prizrenit. Por a ishte me të vërtetë pjesë e strukturave të kësaj partie, mbetet të konfirmohet nga vet Haxhiu.

Vlen të theksohet se 21 vite më vonë nga kjo fotografi, Avdyli akuzoi Hashim Thaçin për pazare të tokave të Kosovës ndërsa ish-kryetarin, Isa Mustafa e quajti zëdhënës të PDK-së. /Insajderi

Më Shumë

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit