22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Mbi 3 mijë gjoba të shqiptuara në trafik dhe 37 persona të arrestuar gjatë dy ditëve të fundit

Policia e Kosovës (PK), gjatë dy ditëve të fundit, në tërë territorin e Kosovës ka shqiptuar 3 mijë e 641 tiketa trafiku, përderisa ka arrestuar 37 persona.

Kjo u bë e ditur në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, brenda këtyre dy ditëve janë arrestuar 37 persona të dyshuar për përfshirje në veprime të ndryshme të kundërligjshme, prej të cilëve 22 janë dërguar në mbajtje, kurse 10 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Tutje, policia kanë ndodhur 83 aksidente, prej të cilave 23 aksidente trafiku me të lënduar dhe 60 aksidente me dëme materiale.

Ndërsa, sipas policisë, për mosrespektim të ligjit COVID-19 për këto dy ditë, janë shqiptuar 295 gjoba.

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Trepça dhe Bashkimi përballen sërish për titullin e kampionit – ky është orari i finaleve

Trepça dhe Bashkimi do të përballen edhe këtë edicion në finalen e madhe të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një rivalitet që tashmë është...

Lajmet e Fundit