14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Mbi 300 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar për Siri e Irak në 5 vitet e fundi

Vetëm mes viteve 2012 dhe 2017, rreth 315 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar për në zona të konfliktit në Siri dhe Irak.

Kështu ka bërë të ditur Skënder Perteshi hulumtues në QKSS i cili edhe bëri prezantimin e raportit “Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë shkurt 2008- qershor 2017”.

“Mes viteve 2012 dhe 2017 rreth 315 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar në zona konflikti në Siri dhe Ira”, tha Perteshi, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, kërcënimi i mundshëm nga shfaqja e fenomenit të paprecedent të luftëtarëve të huaj midis disa qytetarëve të Kosovës është spekuluar gjerësisht nëpër raporte dhe medie të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ai ka folur edhe për kërcënimet gjatë periudhës të cilën e ka përfshirë raporti.

“Nga 73 incidente të kërcënimeve afërsisht 62 për qind ose 45 prej tyre kanë qenë politike rreth 36 për qind ose 26 kanë qenë fetare ndërsa dy kërcënime të tjera mbeten të panjohura”.

Perteshi ka shtuar se në Lindjen e Mesme involvohen qytetarë të rijnë kur është fjala për kërcënime ndërsa në Kosovë gjenerata e tretë që nuk janë të lidhur me kulturën këtu.

Më Shumë

Nesër nis beteja e “Play-off”-it në Superligë

Pas përfundimit të një sezoni të rregullt mjaft konkurrues, këtë fundjavë nis faza më vendimtare e basketbollit kosovar – “Play-off”-i i ProCredit Superligës, ku...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit