Mbi 33 mijë kosovarë janë testuar për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, gati shtatë mijë pozitivë

Mbi 33 mijë kosovarë janë testuar për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre, të infektuar kanë rezultuar 6 mijë e 680 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar dje se janë regjistruar 213 raste të reja me koronavirus dhe se janë shëruar 109 pacientë.

Rastet pozitive janë nga Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Podujeva, Drenas, Fushë Kosova, Mitrovica, Suhareka, Lipjani, Peja, Vitia, Vushtrria, Skenderaj, Decani, Malisheva, Dragashi, Kamenica, Klina, Obiliqi dhe Shtimja.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në gati shtatë mijë, me gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Aktualisht në tërë vendin janë 2 mijë e 902 raste aktive me këtë sëmundje, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 3 mijë e 614./Gazeta Express

 

Më Shumë

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Lajmet e Fundit