10.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Mbledhje të jashtëzakonshme

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi, për ditën e enjte 01.03.2018 ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit, sipas kërkesës së kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, me një pikë të vetme për rend të ditës, shqyrtimi i propozimvendimit për rritjen e mjeteve nga të hyrat vetanake për vitin 2017.

Propozimvendimi ka të bëjë me vendimin që duhet marrë organi më i lartë legjislativ në Prizren, ku mjetet për të hyra vetanake për vitin 2017 kanë qenë të planifikuara në vlerë prej 6 milionë e 102 mijë e 106 euro, me ç’rast në fund të vitit të kaluar janë inkasuar të hyra vetanake 7 milionë e e 136 mijë e 421 euro. Nga kjo rezulton shënim i rritjes të të hyrave vetanake ( tejkalim) në shumë prej 1 milionë e 32 mijë e 315 eurove.

Shpërndarja e mjeteve të rritura nga ajo që kanë qenë të planifikuara, do të bëhet në programe ( drejtori) dhe kategori ekonomike, respektivisht bëhet rritja e këtyre kategorive si në vijim :

Paga dhe Mëditje për programin Arsim dhe Shkencë-

Nënprogrami për shkollat fillore : 71 mijë e 955 euro
Nënprogrami për shkollat e mesme :25 mijë e 883 euro
Subvencione-

Për programin Shërbimet Sociale dhe rezidenciale :

Nënprogrami Shërbimet Sociale : 50 mijë euro

Investime kapitale-

Për kategorinë ekonomike investimet kapitale , rritja të bëhet në vlerë prej 886 mijë e 477 eurove për programet dhe nënprogramet e dhëna në tabelarin e projekteve kapitale që do të iu shpërndahet kuvendarëve.

Më Shumë

Nënkampioni kundër kampionit

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi...

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Lajmet e Fundit