7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mblidhen 100 mijë nënshkrime

Vepro-nenshkruaj peticioninRreth 100 mijë qytetarë të Kosovës e kanë nënshkruar peticionin nëpërmjet të cilit kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Përfaqësuesi i sekretariatit organizativ të peticionit, Visar Xani, bërë me dije se në fillim të muajit gusht do të bëhet dorëzimi i këtij peticioni në OKB në mënyrë që të ketë drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Procesi i mbledhjes së nënshkrimeve në përgjithësi ka ecur shumë kënaqshëm. Deri disa orë para përmbylljes së procesit të nënshkrimit të peticionit, pa përfshirë ekipet mobile që i kemi pasur në terren, janë mbledhur rreth 100 mijë nënshkrime”, ka treguar Xani për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se qytetarët i kanë dhënë mbështetje të fuqishme peticionit prandaj, sipas tij, edhe lobimi në OKB do të jetë më i lehtë.

“Duke pasur parasysh situatën e ndjeshme, siç është periudha e verës dhe situatave të tjera, mendoj se është një numër i kënaqshëm i këtyre nënshkrimeve, por numri real i nënshkrimeve mbetet të shihet vetëm pasi të bëhet verifikimi i nënshkrimeve. Qytetarët janë përgjigjur në mënyrë masive, kështu që është një vetëdije e mirë për këtë çështje, sepse ka ardhur një mbështetje e fuqishme, prandaj lobimi ynë do të jetë më i lehtë”, ka deklaruar Xani, duke shtuar se gjatë javës së ardhshme do të bëhet verifikimi i këtyre nënshkrimeve në mënyrë që kërkesat drejtuar OKB-së të jenë korrekte dhe serioze.
“Presim që këto nënshkrime javën e ardhshme të vlerësohen nga ekspertët e statistikave në mënyrë që të jemi sa më korrektë karshi OKB-së dhe kërkesa jonë të jetë më serioze”, është shprehur ai.

Në këtë kontekst, Xani ka thënë se në fillim të muajit gusht peticioni me nënshkrime të verifikuara do t’i dorëzohet OKB-së.
“Kjo pritet të bëhet varësisht prej terminëve dhe kohës së përshtatshme si për lobim, ashtu edhe për çështje të tjera teknike, por shpresoj se fillimi i muajit gusht do të jetë periudha kur do ta fillojmë dorëzimin e nënshkrimeve dhe lobimin me qëllim që peticioni dhe kërkesat tona të realizohen deri në fund. Pra, vetë nënshkrimi i peticionit në mënyrë të suksesshme na bënë optimistë se përfundimi i këtij procesi do të jetë i suksesshëm”, ka thënë Xani.

Ai ka shprehur optimizëm se OKB-ja do t’i ketë parasysh kërkesat e tyre dhe do t’i dërgojë në Kosovë përfaqësuesit e saj për ta hetuar këtë çështje.

“Presim që OKB-ja t’i marrë parasysh kërkesat tona dhe t’i dërgojë përfaqësuesit e saj në Kosovë për ta hetuar deri në fund këtë çështje në mënyrë që të ketë drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, për të cilat ka fakte. Edhe pse është një proces i gjatë, megjithatë është në rrugë të mirë për të pasur sukses”, ka theksuar Xani.

Më Shumë

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Lajmet e Fundit