3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mblidhet pas 28 vitesh një Kongres Ndërkombëtar për Arkeologjinë

Kongres Nderkombetar per ArkeologjineStudiues të arkeologjisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi filluan sot, për herë të parë pas vitit 1985, Kongresin Ndërkombëtar të Studimeve Arkeologjike Shqiptare.

Kongresi nis sot, në Pallatin e Kongreseve, për të vijuar dhe nesër, ku ndër të tjera do të prezantohen zbulimet me të veçanta të mijëvjeçarit të ri në territoret shqiptare. Drejtori i Instituti të Arkeologjisë, Luan Përzhita, është shprehur se sot edhe nesër studiuesit e kësaj fushe mblidhen nga mbarë bota dhe prezantojnë zbulimet me të veçanta të mijëvjeçarit të ri në territorin e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, ndryshe zbulimet arkeologjike pas demokracisë në vendin tonë.

“Ky kongres i parë është shumë i rëndësishëm për arkeologjinë shqiptare. Në vëmendje do të jetë shkolla e arkeologjisë shqiptare dhe integrimi në arkeologjinë europiane, rrugët e integrimit dhe bashkëpunimi mes universiteteve, futja e metodave të reja për studime të materialeve arkeologjike, etj. Por ky kongres vjen dhe në kuadër të 65 vjetorit të Shkollës Shqiptare të Arkeologjisë”, është shprehur arkeologu Luan Përzhita, transmeton BW.

Nuk do të mungojnë në kongres dhe shumë institute kërkimore dhe universitete të botës, që përfaqësojnë komunitetin shkencor ndërkombëtar të arkeologëve, që realizojnë prej vitesh projektet e tyre në territoret shqiptare. Pjesë e kongresit janë dhe metodat e reja shkencore e teknike, si dhe propozime për standardizimin e mëtejshëm të procedurave administrative dhe të kontrollit për mbarëvajtjen e projekteve arkeologjike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Për arkeologjinë në trojet shqiptare janë zhvilluar dy kuvende, i pari në vitin 1972 dhe i dyti në 1985, për të mbërritur pas demokracisë në këtë kongres. Në kongres do të mbahen 70 kumtesa, 25 nga të huajt që janë të ftuar në këtë kongres, 10 nga pjesëmarrësit nga Maqedonia dhe Kosova dhe pjesa tjetër do ti takojë Institutit të Arkeologjisë së Shqipërisë.

Më Shumë

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit